Reduktimi i qeseve plastike, nuk do të jepen më falas

13499769_10153909149265186_1198963789_o

Qeset plastike në markete e pika shitjesh nuk do të jepen më falas, por do të shiten bashkëe me produktet. Qëllimi i kësaj mase është reduktimi i përsorimit të qeseve plastike për të mbrojtur shëndetin dhe mjedisin.

Ky projekt do të zbatohet deri në qershor 2017, ndërsa pas këtij muaji krahas shitjes së qeseve do të mërres edhe masa ndëshkuese në fuksion të eliminimit të përdorimit të qeseve plastike.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoresha e Politikave Mjedisore pranë Bashkisë së Tiranës, Diana Mile.

“Kemi vendosur që këtë projekt ta shtrijmë gjatë një viti deri në qershorin e vitit 2017 ku do të mundohemi të vendosim rregulla për të mos shpërndarë më qese plastike falas në pikat e shërbimit apo supermarketet. Pas qershorit 2017, përveçse mënyrës se si do zbatohet patjetër që do të ketë dhe masa ndëshkuese”, tha ajo.

Përdorimi i trastave përmirëson jo vetëm jetën e qytetarëve, por ndikon edhe në jetëgjatësinë e kafshëve, pasi kohët e fundit ato kanë vdekshmëri të lartë, për shkak se i përtypin ato. Në disa furra buke përdorimi i letrave në vend të qeseve ka nisur prej kohësh.

 

Pin It