Muzeu Kombëtar rinis projektin ”Arkeologu i vogël”

16426073_1393802944015808_6954604401880103635_n-267x200

16299212_1393802824015820_3940544461748392925_n-267x200

Muzeu Historik Kombëtar ka rinisur  projektin ”Arkeologu i vogël”me nxënësit e shkollës ”Lidhja e Prizrenit”.”Arkeologu i vogël” është një projekt i nisur  nga Sektori i Programeve Edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Fëmijët nga shkolla 9-vjeçare ”Lidhja e Prizrenit” , përgjithësisht nxënës të interesuar për historinë dhe arkeologjinë, të shoqëruar edhe nga dy mësuese të tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike. Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, e që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet të cilat i kishin gjetur vetë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren. 

Pin It