Dëshmia e penalitetit, shërbim i shtuar në e-Albania

Portali e-Albania është një risi sa e nevojshme aq edhe efektive për të gjithë ne. Ndër dhjetëra shërbime online të vëna në dispozicion të qytetarëve tashmë është shtuar edhe shërbimi i dëshmisë së penalitetit ose i njohur ligjërisht si “Vërtetim i hyrje-daljes nga burgu”.

Çdo qytetar i interesuar për të marrë një dëshmi penaliteti mjafton të bëjë një aplikim online në këtë portal. Pas dërgimit të aplikimit, bëhet shqyrtimi i kërkesës nga organet kompetente dhe i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kjo e fundit përpilon vërtetimin e kërkuar nga qytetari me të dhënat përkatëse.

Në rastet kur aplikimi nuk është plotësuar në rregull apo ka mangësi, qytetari njoftohet nëpërmjet emailit që ta ri plotësojë atë ose të shtojë të dhënat që mungojnë.

Në një fazë të dytë, vërtetimi i bashkëngjitet kërkesës së qytetarit nëpërmjet emailit të dërguar nga vetë ai, si dhe tek “Dokumentet e mia” në seksionin “Hapësira ime” në portalin e-Albania, i pajisur me vulat dhe nënshkrimet e nevojshme elektronikisht.

Pin It