Mos i hidhni bishtat e karrotave, ja cilat janë të mirat e tyre

201606211627503191057

Karrotat janë të nevojshme në gatim dhe në shëndetin tonë. Bashkë me to janë edhe disa barishte, të cilat në shumicën e kohës preferojmë t’i hedhim që karrotat të peshojnë më pak.

Barishtet duhen hequr nga karrota për t’i zgjatur jetën asaj, sepse këto barishte heqin lagështinë dhe ndihmojnë në tharjen e parakohshme të karrotës.

Por në një artikull te Agroweb thuhet se barishtet nuk duhet të hidhen. Kur të blini karrota, zgjidhni në mënyrë që barishtet t’i kenë në ngjyrë të gjelbër të ndezur dhe jo të zymtë, sepse në këtë mënyrë shija e tyre do të jetë tepër e freskët.

Studimet kanë treguar që këto barishte nuk janë aspak toksike dhe janë të sigurta për t’u konsumuar, veçanërisht pasi janë larë mirë me ujë të bollshëm për të larguar dheun dhe spërkatjet që mund të jenë shpërndarë përmbi to.

Shija e këtyre barishteve është pak e thartë dhe kjo të kujton barin, por teksa e përtyp do të ndjesh një ëmbëlsi karakteristike. Ato janë të pasura me vitaminë C, klorofil dhe kanë shumë ndikim në forcimin e kockave dhe qarkullimin e gjakut.

Pin It