Ambasada amerikane njoftim për ata që duan të studiojnë në SHBA

 

Ambasada amerikane ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për ata që duan të studiojnë në SHBA. Në orën 10:00 sot nis bashkëbisedimi online me 80 universitete në

një panair virtual.

“Ëndërroni të studioni në Shtetet e Bashkuara? Bashkohuni me EducationUSA dhe CollegeweekLive sot, ora 10:00 (ora shqiptare), për të bashkëbiseduar online me më shumë se 80 universitete në panairin virtual të kolegjeve organizuar vetëm për studentët ndërkombëtarë. Bisedoni me universitete dhe kolegje, merrni këshilla nga ekspertët se si të lloni me aplikimet, si të shkruani esetë dhe si të përgatiteni për provimet e pranimit. Regjistrohuni tani http://edusa.collegeweeklive.com/”, shkruan ambasada amerikane në “Facebook”.

Pin It