Strakosha në radarët e zikaltërve

Samir Handanoviç nuk është më i njëjtëi. Gabimet e fundit në portën e zikaltërve që i kushtuan edhe barazimin ndaj Torinos duket sikur e kanë vënë në dyshim të ardhmen e Sllovenit.

Pas një merkatoje mjaft të suksesshme me afrimin e emrave të tillë si Naingolan, Keita Balde, Stefan De Vrij, Asamoah, Politano dhe Lautaro Martinez, drejtuesit e klubit nga Milano duket sikur po mendojnë për të ardhmen e portës së klubit.

Emri më i lakuar sipas Fishajes.net është ai i Tomas Strakoshës, 23 vjeçarit shqiptar që luan për Lacion e Igli Tares.

Mbetet të shihen më tej lëvizjet e klubit zikaltër në merkato.

Pin It