Bizelja, bima ideale për stresin dhe kolesterolin e ulët

ca3b270623624323b7f5f18979952165

Bizelja është një perim i vogël por ka shumë proteina. Vetëm 100 gramë bizele furnizojnë trupin me dhjetë herë më shumë proteina se sa patatet e skuqura ose një pjesë torte me krem.

Bizelja ka të mirë që ju mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe ngadalë kalon nëpër aparatin tretës. Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ul vlerën e rritur të kolesterolit.

Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magneziumit. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim i vërtetë antistresues, pohon eksperti vjenez i shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer.

Po ashtu, bizelja është po ashtu një pjatë ideale për fëmijët, sepse u jep energjinë e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës.

Ndër të tjera përveç stimulimit në ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si edhe shikimin dhe përqendrimin.

Pin It