Studim: Jo vetëm nikotinë, ja cilët janë përbërësit e tjerë në një cigare

140706037

Pa marrë parashysh rreziqet shumë njerëz vijojnë të pinë duhan. Studime të shumta kanë treguar më shumë se një herë ndikime tëtmerrshme që ka duhani për shëndetin e cilësinë e jetës së njeriut.

Një studim i ri ka gjetur se shumica e njerëzve që pinë duhan nuk i njohin kimikatet që i thithin.

 Shumica  njohin nikotinën që është në cigare, por nuk i dinë elementet e tjera toksike që ndodhen në një cigare.

Prej të gjitha cigareve në treg, 93% prej tyre në veçanti janë plotësisht toksike, thotë Dr. Kurt Robisl nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Karolinës së Veriut.

“Është befasuese se si pak njerëz kanë dëgjuar për këto dhe janë të interesuar të dëgjojnë më shumë për to”, tha ai për Reuters.

Mënyra më e thjeshtë dhe më efektive është që të listohen përbërësit kimik, dhe efektet e tyre në shëndet, tha ai.

Për shembull, një cigare duhan përmban arsenik, i cili shkakton dëme në zemër dhe formaldehide, të cilat shkaktojnë kancer në fyt. Në një cigare duhan gjendet plot 24 kimikate të dëmshme,  që të gjitha janë të rrezikshme për shëndetin.

Pin It