MIT jep me koncesion mirëmbajtjen e anijeve në të gjitha portet

DSC00930

Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve shpalli tenderin për dhënien me koncesion të riparimit e mirëmbajtjes së mjeteve detare në të gjitha portet e vendit.

Shërbimi i anijeve në Portet e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës, Sarandës, Portoromanos, Petroliferës në Vlorë, si dhe çdo porti të hapur në Shqipëri do të kalojë në përgjegjësi të kompanive private që do të fitojnë tenderin.

Sipas Ministrisë së Transporteve kontrata koncesionare do të ketë vlerën 1.5 milionë euro dhe do zgjasë 5 vjet. Tenderi do të zhvillohet në datën 24 shkurt, ndërkohë që fituesi do të përzgjidhet në bazë të 7 kritereve të paracaktuara.

Pin It