Braktisja e foshnjave, shkaqet jo vetëm ekonomike

Ernaehrung-in-der-Stillzeit

Braktisja e foshnjave të sapolindura në maternitet është një problematikë e vazhdueshme, ndësa shkaqet janë të ndryshme. Gjatë muajit të parë të vitit 2017 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë braktisur 4 bebe të sapolindura.

Sipas drejtorit të spitalit, Blenard Nonaj, gjatë vitit 2016 janë braktisur 21 fëmijë në këtë institucion. Shkaqet janë shpesh ekonomike, por edhe për shkak të shtatzanive të padëshiruara.

‘’Disa nëna i lënë për arsye ekonomie, ndërsa disa të tjera për shkak të një shtatzënie të fshehur. Ka pasur edhe raste fatkeqësira. Na ka ndodhur që kanë lindur edhe vajza 17 vjeç, por ka edhe nga mosha 25 vjeç’’, ­u shpreh Nonaj.

Fëmijët e braktisur marrin përkujdesjen e parë në “Djepin e Engjëjve”, ndërsa pasi bëhen 2 muajsh kalojnë në Shtëpinë e Foshnjës.

Pin It