Programi 1 mld dollarë, investime në infrastrukturë dhe arsim

rruga-e-arbrit_2

Programi i qeverisë “1 miliard dollarë” do të përdoret për investime në infrastrukturën rrugore, shëndetësi, arsim dhe në disa fusha të tjera pa prekur buxhetin e shtetit. Pjesë e projektit është edhe Rruga e Arbrit.

Programi synon që të adresojë disa probleme të rëndësishme të infrastrukturës rrugore nacionale dhe nevojën për të përmirësuar infrastrukturën në zonat turistike. Projektet përfshijnë rrugën që lidh pjesën urbane të veriut me Thethin deri në Vlorë, Gjirokastër dhe Berat.

Programi parashikon edhe projekte në arsim dhe shëndetësi.

“Do të financojmë edhe një numër të madh shkollash me projektin, afro 150 dhe 6 për arsimin profesional. Infrastruktura shëndetësore ka prioritet ndërtimin e një spital në Fier dhe 10 qendra ekselence” deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të programit.

Pin It