Cilësia në arsim, reforma në mësuesi dhe rritje rrogash

Reforma në arsim është prioritet i qeverisë për këtë mandatë qeverisës, pasi ka në fokus ndërtimin e tre shkollave të reja në Tiranë, rritje pagash për mësuesit, rritjen e mesatares së pranimit të studentëve të mësuesisë duke e çuar në notën shtatë, ndërsa për ata me notë mesatare nëntë do marrin bursë nga shteti.

Qeveria ka startuar sot në Tiranë, nismën e fushatës së llogaridhënies publike për ç’ka kemi bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes e çfarë duam të bëjmë në të ardhmen.

Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini prezantoi projektin e Ministrisë së Arsimit për reformën në mësuesi.

Në fjalën e saj, Shahini theksoi se mesatarja e pranimit në degën e mësuesisë do të jetë shtatë, ndërsa për ata që kanë mesataren nëntë do të ketë bursë nga shteti dhe nëse ruaj mesataren gjatë viteve të studimit nuk do paguajnë tarifën e studimi.

“Projekti kryesorë është reforma në mësuesi, dhe studentët më të mirë mund të bëhen mësues pasi këtë vit norma e pranimit të studentëve të mësuesisë do të jetë shtatë. Ne duam që të vijnë më të mire. Prandaj kemi vendosur sivjet që nota mesatare për të gjithë studentët e mësuesisë  të jetë minimumi shtatë, por kjo siguron se do të këtë cilësi për të gjithë studentët e mësuesisë. Ne duam që të vijnë më të mirë dhe notën mesatare mbi nëntë do kenë bursë nga shteti dhe nëse do ta mbajnë notën mesatare të kryejnë studimet pa pagesë”, tha Shahini.

Në vijim, zv.ministrja tha se “kur të përfundojnë studimet pas 3 vitesh apo pas pesë vitesh, kanë një sistem portali mësues për Shqipërinë që siguron që më të mirët të jenë mësues në sistem. Këto vitet e fundit ka funksionuar portali dhe do kemi mësues më të mirë. Deri në fund të këtij mandati  do të rriten rrogat e mësuesit do të jenë më të mira dhe ftoj maturantët të bëhen pjesë e mësuesisë”.

“Do ndërtojmë tre shkolla në qarkun e Tiranës, do rindërtojmë një sallë koncertesh te shkolla “Jordan Misja”. Do kemi libra falas për klasat, 1-4 dhe libra falas për të gjithë kategoritë e shtresave sociale. 2/3 e klasave nga klasa  1-9 do kenë libra falas.Të gjitha këto projekte do rregullojnë cilësinë e arsimit”, tha Shahini. /ATA/

 

Pin It