“Elif, Lam, Ra (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës ) në rrugë të Fuqiplotit, të Falenderuarit.” [Surja Ibrahim, 1]
Kur’ani në trajtën më të përkryer dhe me mjeshtërinë më të madhe se çdo vepër njerëzore ose qiellore e definon njeriun dhe i përfshin të gjitha parimet e përgjithshme për të dhe shoqëritë. Çdonjëri që objektivisht dhe në thellësi do të përqendrohet në Kur’an duke pasur ndërgjegje të pastër, do të analizojë shprehjet marramendëse të tij dhe do të vërtetojë origjinën origjinën hyjnore të këtij libri.
Në kohën e zbritjes, Kur’ani me brendinë dhe stilin e tij superior ka lënë nën ndikimin e vet të sinqertë të asaj kohe, ndërkohë që vazhdon të ndikojë edhe njeriun e sotmë, pa marrë parasysh arritjet shkencore të kohës.
Kur’ani është fjalë e Allahut dhe është një ferman (verdikt) i Krijuesit të botëve, nëpërmejt të cilit i gjithë njerëzimi do të përvetësojë bukuritë e kësaj dhe të botës tjetër.