97-vjetori i Kongresit të Lushnjës, dalin në dritë proces-verbalet e para të tij

lushnje3

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton 92- vjetorin e Kongresi i Lushnjes  i cili  filloi më datë 21 dhe i përfundoi punimet më 31 janar të vitit 1920.

Drejtoria e Arkivave nxjerr në pah proces -verbalet e mbledhjes së ditës së fundit të Kongresit.

Kongresi  i Lushnjës hapi punimet në 23 janar  të vitit 1920 , në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Ky kongres mbarëshqiptar zgjodhi Kryeministër  Sulejman Delvinën.

Në atë situatë dhe në ato rrethana, u përgatit mbajtja e një Kongresi Kombëtar, i cili u realizua duke u bërë realitet në qytetin e Lushnjes  më 23 janar të vitit 1920-të.

Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria.

Qëllimi i tyre ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Në ditën e fundit të punimeve, kongresi emëroi kabinetin e qeverisë, me Kryeministër Sulejman Delvinën, si dhe zgjodhi anëtarët e Senatit.

 

Pin It