Statusi i naftëtarit, ulet mosha e pensionit me 5 vjet

nafte

Naftëtarët do të përfitojnë ulje të moshës së pensionit me 5 vjet. Kështu përcaktohet në projektligjin e ri për statusin e naftëtarit, nga i cili do të përfitojnë 5 mijë naftëtarë, ku 2 mijë prej tyre do të përfitojnë menjëherë nga ulja me 5 vjet të moshës së pensionit.

Ky projektligj parashikon gjithashtu shtesë të vlerës së pensionit me 1% për çdo vit pune. Me ndryshimet e bëra punëdhënësit detyrohen të derdhin kontribute shtesë në fondet e pensioneve private.

Pëveç kësaj naftëtarët do të përfitojnë dy kontrolle mjekësore falas dhe trajtim gjithashtu falas në rast sëmundjeje.

Ministri Blendi Klosi nga ana e tij e cilësoi statusin për këtë kategori si një detyrim të shoqërisë.

Pin It