Çfarë ndodh me organizmin kur temperaturat janë shumë të ulëta?

Winter in Greenland

Temperaturat shumë të ulëta ndikojnë në ndryshimin e metabolizmit. Reagimi i parë i trupit ndaj të ftohtit është ngushtimi i enëve të gjakut, duke filluar në zonat e duarve dhe këmbëve. Ky proces ndodh derisa zonat dhe organet më të rëndësishme të tilla si zemra, mëlçia etj të mbahen të ngrohta.

Në temperature të ulëta i gjithë sistemi i trupit ngadalësohet dhe hyn në një lloj gjendjeje mbrojtjeje: një stres termik që lë aktiv vetëm sistemet më jetësore si për shembull trurin. Në këto kushte vuajnë edhe qelizat e trupit. Përfituesit e temperaturave të ulëta janë qelizat kanceroze apo tumorale, kjo është vërtetetuar nga hulumtuesit e Roswell Park Cancer Institute (SHBA) në një eksperiment me minjë që jetonin në mjedise të ftohta dhe u pa se tumoret u rriten më shpejt në krahasim me minjtë që jetojnë në temperatura të larta.

Gjatë studimit, studiuesit vërejtën se minjtë që qëndronin në një mjedis me temperaturë të lartë dhe ata të cilët mbaheshin në një ambient të ftohtë, numrin e qelizave T të sistemit imunitar e kishin identik. Megjithatë, ajo që ndryshonte ishte veprimi antikancer i qelizave T, te minjtë që mbaheshin në një temperaturë të lartë, këto ishin më të shpejta dhe aktive ndaj sulmit të tumorit dhe sekretonin më shumë substanca antikancer.

Studimi tregon se temperaturat shumë të ulëta janë në gjendje të ndryshojnë organizmin e njeriut.

Pin It