Parashikimi i motit, e mërkurë 1 shkurt 2017

15-05-1024x658

Qarkullimi i masave me origjinë perëndimore-jugperëndimore do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta pothuajse gjatë gjithë paradites. Më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar reshje të dobëta e lokale.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës do të dominohet nga vranësira dhe shira herë pas here edhe rrebeshe, Konkretisht: shirat do të jenë prezent për gadishullin Iberik, ishujt britanike si edhe vendet mesdhetare. Ndërsa Europa qendrore do të ketë edhe reshje dëbore.

Moti i kthjellët do të dominojë për brigjet e detit të zi dhe Egje. Po ashtu me kthjellem paraqiten vendet e Europës Lindore.

Pin It