Bie dëborë e rrugët janë bllokuar. Mësoni cilat prej tyre

Vijojnë reshjet e dëborës në verilindje të vendit. Rruga e Kombit është mbushur nga dëbora, ndërsa borëpastrueset janë në gatihmëri për pastrimin e saj. Policia Rrugore këshillon që lëvizja të bëhet me zinxhirë dhe njofton se gjithsej nga firrmat kontraktore janë vënë në punë 27 mjete në gadishmëri me 68 punëtorë.I gjithë qarku është i furnizuar me energji elektrike ndërkohë që nuk është raportuar për emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.

Situata e rrugëve është si më poshtë:

Rruga e Kombit e kalueshme normalisht.Po punojnë 10 borëpastruese gjatë gjithë aksit rrugor.Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 25 cm.

Kolsh-Q.Shllak e kalueshme me zinxhirë.Po punojnë 4 borëpastruese.Lartësia e borës 30 cm.

Kukës-Bushtricë e kalueshme normalisht.Punojnë 4 borëpastruese.Lartësia e borës 10 cm.

Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht.Punojnë 1 borëpastruese e 1 fadromë. Lartësia e borës 7 cm.

Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht.Punojnë 1 borëpastruese e 1 fadromë.Lartësia e borës 7 cm.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam e kalueshme normalisht. Po punojnë 1 borëpastruese e 1fadromë.Lartësia e borës Q.Tobli 25 cm e në Q.Prushi 20cm.

B.Curri-Kam e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese.Lartësia e borës Q.Luzhë 20 cm.

B.Curri-Valbonë e kalueshme normalisht. Po punojnë 3 borëpastruese 1 fadromë.Lartësia e borës 25 cm në Valbonë.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Morinë 10 cm.

Tiranapost.al

Pin It