Dëbora mbulon vendin, ARRSH saktëson rrugët me probleme

Temperaturat e ulëta dhe i ftohti i janarit kanë rikthyer reshjet e dëborës në mbarë vendin duke përfshirë  zonat në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Mësohet se reshjet e dëborës në zonat malore në Korçë kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në qarkullim dhe lëvizjen e automjeteve.  Nga të dhënat rezulton se në rrethet kryesore të vendit në juglindje janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeve si në Dardhë, Voskopojë dhe Qafa e Qarrit në Ersekë ku për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë.

Ndërkohë bëhet e ditur se të gjithë akset kryesore nacionale janë të kalueshme, por për shkak rënies së temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës kërkohet që në akset Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë lëvizja të bëhet me zinxhirë.

Gjithashtu raportohet se në zonën e Llogarasë në Vlorë, gjatë natës ka patur reshje të denduara dëbore dhe qarkullimi lejohet të bëhet vetëm me zinxhirë për shkak të problemeve me ngricat në rrugë. Bëhet e ditur se trashësia e dëborës shkon nga 10 centimetra në zonat e banuara deri në 20 centimetra në zonat e larta.

Ndërkohë, prej mesditës së djeshme edhe zonat në Veri  dhe Verilindja janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të cilat gjatë natës kanë rënë nën zero gradë celcius. Në Rajonin Verior reshje bore ka pasur në qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër ndërsa në Tropojë reshjet kanë qenë më të ulëta.

Trashesia e borës varion nga 3 cm në zonat e banuara në qytet në rreth 20 cm dhe në zonat e larta mbi 700 m. Sa i përket vlerës së temperatuave ato janë ulur në – 4 gradë celcius përgjatë natës ndërsa në mëngjes ato kaluan në vlera positive në 2 grade celcius. Mësohet se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme dhe pa probleme ndërsa në rrugën e Kombit qarkullimi bëhet pa zinxhirë.  Ndërkohë informohet se situata paraqitet problematike kryesisht në rruget rurale dhe në fshatrat e zonave malore te Shishtavecit, Arrnit, Topojanit, Grykëcaje, Kalis , e Lekbibaj.

Një pjesë e  këtyre rrugeve qarkullohen me veshtirësi vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave në disa pjesë të rrugëve. Ndërkohë bashkitë respektive kanë këshilluar banorët e këtyre zonave të shmangin lëvizjet e pamotivuara në këto zona.

Ndërkaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora.

Sipas ARRSH rrugët në të cilat rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej).

Gjithashtu Autoriteti rrugor informon që në akset e Dibrës, Kuben-Vasie,dhe në Kukës akset  Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Edhe Gjirokastra është përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës.

 

Shqiptarja

Pin It