Rrugët me dëborë, ARRSH informon për situatën

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën një panoramë të situatës në akset e vendit si pasojë e motit të ftohtë dhe dëborës.

Gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe me temperaturë të ulët.

Kontraktorët kanë punuar për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën.

​Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Pin It