Reshje dëbore, ARRSH: Akset rrugore që kalohet me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata paraqitet e vështirësuar në rajonin verior, kryesisht në Dibër dhe Mirditë ku ARSH përmend si akse që duhen qarkulluar me zinxhirë akset Zalldardhë – Draj Reç, Domaj – Draj Reç, Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit, Reç – Qafë Drajë .

Në rajonin jugor në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht pa zinxhirë.

Ndërkohë në juglindje, në Qarkun e Korçës edhe pse gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje të dobëta bore, njoftohet se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, ndaj situata e qarkullimit të automjeteve kryhet normalisht në të gjithë akset.

Sa i përket rajonit qendror në Tiranë, ARRSH bën me dije se në aksin rrugor Librazhd-Steblevë ka pasur reshje të dobëta dëbore, dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Pin It