Ndahet nga jeta pediatri i njohur Polikron Çelo

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, mjeku i njohur Polikron Çelo.

Ai ishte një ndër mjekët më të njohur pediatër. Polikron Çelo ka lindur në vitin 1932 dhe për shumë vite ka shërbyer si mjek Pediatër, ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, si dhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.

Doktor Polikroni ka lënë edhe një pasuri të madhe shkencore, me një sërë botimesh në fushën e shëndetit të fëmijëve dhe jo vetëm.

Ai ka qenë tepër aktiv jo vetëm në profesion, por edhe në media me këshillat e tij shumë të vlefshme në fushën e pediatrisë dhe kujdesit për të vegjëlit.

Pin It