Feja, bimë e dekoruar me dashuri…

Dashuria është origjina e lidhshmërisë njerëzore me Krijuesin e tyre. Në Kur’an përmendet: “…Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” [Surja Bekare, 222] Krijuesi i Gjithëmëshirshëm i do ata që janë të durueshëm, mëshirshëm dhe të drejtë. Ai i do ata që kanë besim tek Ai dhe i drejtohen Atij. Feja është bima e dekoruar me dashuri të cilën Allahu i Madhëruar e mbolli në zemrën e çdo besimtari. Në një ajet kuranor thuhet: “…Por Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja…” [Surja Huxhurat, 7]

Prandaj, Pejgamberi alejhis-selam është përfaqësues i dashurisë në fjalë dhe vepra. Hadithet në vijim e vërtetojnë këtë: “Cili posedon tre cilësi, do ta shijojë ëmbëlsinë e imanit: që Allahu dhe i Dërguari i Tij ti jenë më të dashura se gjithçka, që të tjerët ti do vetëm në emër të Allahut dhe ta urrejë kthimin në mosbesim, ashtu siç urren hedhjen në zjarr.” [Buhariu dhe Muslimi]  “O Zot! Më dhuro dashuri ndaj Teje, ndaj atyre të cilët të duan dhe veprave të cilat më afrojnë afër dashurisë Tënde.” [Buhariu]

Pin It