Publikohen datat dhe vendet e provimit të certifikimit të mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve

Në njoftimin më të fundit nga Ministria e Mjekësisë mësojmë se në datat 7, 8, 12,13 dhe 14 dhjetor 2017, ora  09:00 në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, do të zhvillohet provimi i certifikimit të mjekëve, të cilët, sipas specializimeve përkatëse nuk kanë plotësuar detyrimet e ciklit të parë të këtij procesi, që përfshin periudhën 2010-2014.

Ndërsa provimi i certifikimit të Farmacistëve do të zhvillohet më 7 Dhjetor, ora 09.00 në ambientet e Departamentit të Farmacisë.

Për të vijuar më tej me stomatologët, të cilët sipas njoftimit të ministrisë, do ti nënshtrohen këtij provimi me datë 8 Dhjetor, ora 09.00 në Fakultetin e Stomatologjisë

Dita e sotme, 30 nëntor 2017 shënon edhe mbylljen e afatit të regjistrimit për provim pranë QKEV-së.

Për më shumë informacione rreth kushteve të provimit, dokumentacionit të nevojshëm apo edhe rregullores përkatëse ju ftojmë të vizitoni linkun e mëposhtëm: http://www.qkev.gov.al/sq/fillimi-2/5-albania-sq/te-reja-aktivitete/te-reja/4393-ooo

Pin It