Maturantët sot në provim, testohen për gjuhën shqipe

as provimit të gjuhës së huaj të mbajtur pak ditë më parë, maturantët do të testohen për provimin e dytë ditën e sotme, atë të gjuhës shqipe.

Por provimet e Maturës Shtetërore, po zhvillohen nën masa specifike, për shkak të situatës së koronavirusit, ku në një klasë nuk lejohen më shumë se 10 nxënës dhe ku respektohet një distancë mesatare prej 1.5 metër.

Janë 32.126 maturantë ata që do ju nënshtrohen testit ditës së sotme.

Në vijim u mbeten edhe dy provime të tjera, ai i matematikës në 15 qershor dhe i lëndës me zgjedhje në 18 qershor.

Pin It