Studiuesit: Shkolla të fillojë në orën 10, jo në 8:30

Si do të ishte nëse shkolla të fillonte të orën 10 të mëngjesit dhe jo në  8:30?

Këtë sugjerim kanë shtruar studiuesit duke dhënë prova se do ishte një orar shumë më i mirë sesa ai i mëngjesit. Studimi i ri i publikuar tek Independent tregon se mësimi në orën 10 sjell përfitime të mëdha tek adoleshentët, duke përfshirë një performancë shumë më të mirë akademike dhe përmirësim të shëndetit mendor dhe fizik.

Pas studimit të bërë për disa kohë, rezultoi se studentët që fillojnë shkollën në orën 10 në vend të orës 8:30, patën norma shumë më të ulëta të prekjes nga sëmundjet, madje edhe rezultatet në nota dolën akoma më të mira.

Studimi afatgjatë, që u zhvillua në një shkollë shtetërore angleze, tregoi ndikimin e madh shëndetësor tek adoleshentët, të cilët në orën 8  ndjejnë përgjumje dhe nuk e kanë mendjen tek mësimi.

Sipas psikologut Kelley, obeziteti dhe depresioni lidhen ngushtë me fillimin e procesit mësimor herët në mëngjes. Sipas tij mungesa e gjumit ndikon në performancën e tyre, duke sjellë më pas edhe rezultate të ulëta në nota.

Pin It