Ti je trëndafili e ne jemi gjethet që mbahemi te kërcelli yt…

O i Dërguar, ti je ai që na mësove durimin. Edhe sikur Hënën e Dielin të t’i vinin në të dy duart, ti përsëri nuk do të hiqje dorë nga drejtimi i njerëzisë. Ti vuajte dhe sakrifikove jetën për këtë njerëzim. Ti durove derisa ne të vinim te rruga që na udhëzon tek Allahu i Madhëruar dhe më në fund ti dole i fituar. Ti je harku e ne jemi shigjetat, që orientohen drejt pikës kryesore, rrugës së drejtë. Ti je trëndafili e ne jemi gjethet që mbahemi te kërcelli yt, për të lëshuar aromën më të këndshme. Ti je oqeani e ne jemi dallgët, që mbahemi në modestinë tënde. Ti je Hëna e ne jemi yjet, që ndriçojmë natën e errët, që ndezin dritën e diturisë për të shuar errësirën e injorancës. Ti je dielli e ne jemi rrezet e tua që ndriçojnë botën deri në perëndim. Ti o i Dërguar, je simboli i dashurisë dhe nderit, je krenaria e gjithë njerëzimit!

Shkëputur nga revista “Drita Islame”

Pin It