Magjia e ‘Dritave të Veriut’ në ishujt e Norvegjisë

Reine është një vend që  ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Banohet vetëm nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkimin.

Edhe pse konsiderohet si një nga pjesët më të paarritshëm të vendit vizitohet nga mijëra turistë çdo vit. Kjo sepse në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka magjike sa herë që erret.

Në Reine kemi shfaqjen më mbresëlënëse të fenomenit natyror që quhet “Dritat e veriut”.

Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër.

Ky fenomen krijohet nga përplasja e grimcave të ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet) nga hapësira, të cilat bllokohen në fushën magnetike të tokës, lëvizin drejt Polit të Veriut, dhe më në fund reagojnë me grimcat e ajrit.

 

Pin It