Këto dhimbje lehtësohen me kompresa të nxehta dhe të ftohta

0a9596826b5cbd78691d7c26c24c43b4

Dhimbje të ndryshme në trup mund të kalohen edhe me anë të kompresave. Dilema qëndron tek kompresat e nxehta apo të ftohta.

Nxehtësia është e mirë kur është fjala për dhimbjet afatgjata dhe kronike, zakonisht ato të cilat zgjasim më shumë se gjashtë javë.

Ndërsa akulli është efikas te dhimbjet e shkaktuara me lëndime të momentit dhe zvogëlon inflamacionin.

Kur personi ka dhimbje koke, dhimbja shfaqet në nerva dhe në enët e gjakut në tru, këtu lehtësim sjell aplikimi i kompresave të ftohta, qoftë kur është fjala për akullin apo për peshqirë të ftohtë.

Njerëzit shpesh bëjnë gabim dhe përdorin kompresa të ftohta për të zbutur dhimbjen e cila shkakton shtangim të qafës. Duhet të përdoret nxehtësia për lirim të muskujve.

Përsa i përket tendosjes së muskujve është e nevojshme të vendosni kompresa të ftohta në mënyrë që të zbusni inflamacionin dhe dhimbjen.Por kur të kalojë inflamacioni, muskujt mund të jenë të ngurtë, ndaj për lirimin e tyre duhet të përdorni kompresa të nxehta.

Ndërsa tek inflamacioni i indeve, të cilat lidhin muskujt dhe eshtrat, e cila quhet tendinitis, mund të përdorni akullin.

Pin It