Shërbimi përmbarimor është ne nivele alarmante persë i përket ekzekutimit te vendimeve gjyqësore. Për te përmirësuar situatën ne ketë sektor, ministri i drejtësisë deklaroi se ka ne plan reformimin e thelle te këtij shërbimi.
Mijëra tituj ekzekutiv ndodhen ne zyrat përmbarimore private e shtetëror. 18 mije prej tyre që lidhen me kreditë e këqija ne pese vitet e fundit I përkasin vetëm përmbarimit privat.
Për here te pare ministria e drejetsisë hodhi idenë e ngritjes se një qendre te veçante e cila do te shërbeje për ruajtjen e sendeve te sekuestruara nga përmbaruesit ne gjithë vendin. Këto zgjidhje qe pritet te ulin nivelin e vendimeve gjyqësore te pa ekzekutuara u diskutuan ne aktivitetin për mbylljen e projektit te binjakëzimit te bashkimit Evropian për përmirësimin e shërbimit përmbarimor.