Tahiri kundër Ministrit Manjani: Implikimi i ushtrisë, mendim i gabuar

tahiri-5

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri nuk e mbështet propozimin e kreut të drejtësisë Ylli Manjanit për përfshirjen e ushtrisë ne luften kunder kultivimit te kanabisit. Duke mos tentuar ta konsiderojë si debat brenda së majtës, ai tha se propozimi ka qenë me tendencë të mirë por të gabuar. Sipas kreut te rendit situata kultivimit të kanabisit nuk është alarmante.

Unë e dëgjova kolegun Manjani. E mirëkuptoj vullnetin e tij pozitiv për të bërë një propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni. Besoj se është një propozim i pasaktë por hyn te propozimet e dëshirës së mirë. Unë besoj që puna jonë nuk bëhet as nëpërmjet konferencave të shtypit por bëhet duke marrë masat e nevojshme të cilat mund të sjellin efekt të menjëhershëm në parandalimin apo luftën kundër këtij fenomeni. Dhe duke shfrytëzuar vullnetin e mirë të kolegut Manjani besoj që do të gjejmë gjuhën shumë shpejt për miratimin e këtyre ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat do të sjellin rezultate të menjëhershme dhe të qëndrueshme në kohë ndaj këtij fenomeni. Unë jam i hapur për propozimin e çdo kujt jo më të një kolegu tim, sugjerimet e të cilit i pres në çdo kohë-tha Tahiri

Ndërkohe për ti dhëne zgjidhje kultivimit të bimëve narkotike ministri tha se shume shpejt do te propozojë ndryshime në kodin penal. Në qendër të nismës do të jetë  ashpërsimi i dënimit të  personave të cilët janë të përfshirë në kultivimin, magazinimin dhe tregtimin e lendeve narkotike . Duke vendosur një sistem të dënimit në varësi të shkeljes së bërë Tahiri shton se ai që kultivon më shumë do të dënohet më shumë. Dënimet do te varjojnë nga 1 deri në 10 vite.

Unë për këtë shkak do i propozoj Qeverisë edhe ndryshimin e Kodit Penal me synim përshkallëzimin e arsyeshëm dhe rëndimin e dënimeve për mbajtjen, trafikimin, kultivimin e lëndëve narkotike. Konkretisht do propozoj që: “Mbajtja e paligjshme, tregtimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit”. Pra, do të thotë: faji më i madh, përgjegjësia më e madhe. Sipas këtij parimi konsumi dhe mbajtja e sasive që me ligj konsiderohen për përdorim vetjak do vijojë të jetë jo vepër penale. Ndërkohë shitja, ofrimi për shitje apo blerja, dhënia, mbajtja e sasive që konsiderohen mbi sasinë për përdorim vetjak do të dënohet nga 1 deri 5 vjet. Ndërsa po kjo vepër kur kryhet në sasi të mëdha do dënohet nga 7 deri 10 vjet-u shpreh Tahiri

Por duke vijuar në retorikën e debateve brenda qeverisë edhe sot ministri i brendshëm u shprehë kundër lehtësimit të dënimit për armëmbajtje pa leje. Ligj ky i iniciuar nga ministria e drejtësisë e drejtuar për lëvizjes socialiste për integrim. Ai tha se do të propozoj sërish ashpërsimin e tij në momentin e parë që do ti jepet mundësia.

Pin It