PDIU forcohet edhe më shumë, ngjitet në ministri

vjollca-braho-640x422

Partia Drejtësi Integrim Dhe Unitet, formacion politik që përfaqëson interesat e komunitetit çam vijon të forcojë pozitat e saj brenda koalicionit qeveritar. Pas zgjedhjeve të pjesshme të Dibër, PDIU mori nga aleati i saj drejtimin e disa drejtorive të rëndësishme. Por sot kjo parti ngjitet në rang ministrie, ku së fundmi Vjollca Braho është emëruar zv. ministre e Mirëqenies sociale dhe Rinisë dhe gjithashtu mban edhe postin e nënkryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës. Braho është larguar nga drejtimi i Fondit të Sigurime të Kujdesit Shëndetësor për të zënë vendin vakant për shumë muaj, të lënë nga ish zv. ministrja Gentjana Sula. Më herët, Vjollca Braho ka drejtuar edhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Mësohet po ashtu se drejtimin e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të marrë përsëri PDIU, duke vendosur si drejtues Erion Manhasa. Burime bëjnë të ditur se partia e çamëve ndodhet në negociata për të marrë edhe një post ministror, ku më e përfolur është Ministria e Kulturës. Një mundësi të tillë komunitetin cam e ka lënë të hapur edhe kryeministri Rama.

Pin It