Komisioni zgjedhjeve: Kutite e zgjedhjeve te Dibrës edhe në Kolonjë

komisjoni-i-zgjedhjeve

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka vendosur të përdorë kutitë e votimeve të përdorura në Dibër dhe për garën elektorale në Kolonjë. Gjatë diskutimeve të zhvilluara është nënvizuar se ky është një detyrim I lindur prej kontrollit të lartë të shtetit. Pavarësisht kësaj Hysen Osmanaj është shprehur se partitë politike në Shqipëri nuk kanë besim në proces, ndaj dhe nuk mund të përdoren materialet që janë në magazinë. Pavarësisht kësaj debati është mbyllur me votat e mazhorancës.

Komisioni qendror I zgjedhjeve ka miratuar dhe afatet e paraqitjes së emrave për anëtarë të komisioneve vendore zonale si dhe shpërblimin financiar për ta. Ndërsa iu kërkua partive politike që të mos shkelin afatet.  Për kryetarin e bashkisë së Kolonjës për koalicionin e majtë kandidon Ilia Sefo dhe për të djathtën Dritan Hajro.

Pin It