Ministri i Transporteve Dervishaj kundër rritjes se çmimit te ujit

dervishaj

Ministri I transporteve Sokol Dervishaj deklarohet kundër propozimit te rritjes se çmimit te ujit. Ai thotë se duhet ndjekur një politike e kujdesshme duke u fokusuar te reduktimi i uljes se humbjeve ne rrjet. Për keq menaxhimin e ujësjellësit , sipas Dervishit nuk duhet te paguajnë qytetaret. Në lidhje me shqetësimin e disa kryebashkiakeve për borxhin e akumuluar ndër vite, Dervishaj tha se është parashikuar falja e një pjese.

Këto deklarata ministri i Transportit I bëri gjatë prezantimit të raportit, lidhur me performancën e ujësjellsave për vitin 2015-të, ku në nëntor të këtij viti do të nisë edhe një reformë e dytë për ujësjellësin.  Më herët Enti Rregullator I Ujit kishte propozuar rritje të çmimit të tij, për shkak të borxheve të akumuluara ndër vite .

Pin It