Teknologji– Zbulohet materiali që nuk pëlqen ujin!

Një material i krijuar falë nanoteknologjisë që nuk pranon e pëlqen  ujin, në atë masë që pikat e ujit largohen nga sipërfaqa sikur të ishin gogla, përshkruhet në revistën shkencore “Joule” nga studiuesit e Universitetit të Kolorados dhe mund të ketë një pafundësi aplikimesh, që nga ftohja e sistemeve elektronike tek kondicionerët, madje edhe tek shkripëzimi i ujit.

Ky material i ri mundësoi që të zgjidhet një problem tipik i sipërfaqeve aktuale shumë hidrofobike, që janë të krijuara nga maja mikroskopike që largojnë ujin. Këto materiale, shpesh herë përfundojnë duke mbajtur avullin që futet mes një maje dhe një tjetre duke krijuar bulza uji gjithnjë e më të mëdha.

Për të kaluar këtë vështirësi, studiuesit amerikanë kanë analizuar një rrjetë tredimensionale të mikrofijeve të bakrit, të mëdha vetëm disa të miliontat e milimetrit dhe të mbuluara në anësore nga një veshje shumë rezistente ndaj ujit.

Të vendosur vertikalisht, këto fije mikroskopike janë bashkuar në mënyrë shumë të ngushtë, për të evituar infiltrime të mundshme të ujit.

Si rezultat, pikat e ujit largohen nga sipërfaqja sapo krijohen nga kondesimi i avullit. Në këtë mënyrë largojnë një pjesë të nxehtësisë nga sipërfaqa, me një efektshmëri që është dy herë më e lartë në raport me materiale të tjera të ngjashme në treg./ATA/

 

Pin It