“Shpërblim ka në shërbimin ndaj çdo krijese”

Ndërsa një burrë ishte duke ecur, e mori etja, prandaj zbriti në një pus dhe piu ujë në të. Kur doli jashtë, pa një qen që po gulçonte duke ngrënë dheun për shkak të etjes së madhe. Burri tha me vete, ‘Kjo krijesë është duke vuajtur njësoj si unë deri para pak çastesh’, prandaj ai zbriti në pus, mbushi këpucën me ujë dhe e shtrëngoi mes dhëmbëve ndërsa me duar u kacavirr për të dalë nga pusi, për t’i dhënë qenit ujë. Allahu e vlerësoi këtë veprim dhe ia fali mëkatet e tij.”

Sahabët e pyetën Profetin a.s: “O I Dërguar i Allahut, a ka shpërblim edhe për dhembshurinë e treguar ndaj kafshëve?” Profeti a.s u përgjigj: “Shpërblim ka në shërbimin ndaj çdo krijese.” (Buhariu dhe Muslimi)

Pin It