Dibra bllokohet nga dëbore, trashësia 70 cm

Në dibër dëbora ka arritur deri në 70 centimetër. Mësohet se disa zona janë bllokuar dhe nuk mund të qarkullohet.

Sipas Report Tv, janë bllokuar zonat si Trebisht, Lurë, Kalaja e Dodës, Ostreni dhe Selishta. Përveç se në Dibër, probleme me dëborën ka pasur edhe në Kukës. Edhe nëpër fshatrat e këtij qyteti dëbora mund të arrijë në 70 centimetër.

Rruga e Kombit është e pastruar, pasi 5 borëpastruese kanë bërë të mundur mirëmbajtjen e saj, duke hedhur kripër në rrugë.

Pin It