“Po i lodh Kalifët që do vijnë pas teje o Ebu Bekër…”

Tregon Omer ibn Hatabi (r.a): “Çdo ditë pas namazit të sabahut, Ebu Bekri zhdukej në një nga lagjet e largëta të Medinës. Unë nuk e dija se çfarë bënte ai atje. Një ditë e ndoqa dhe pashë që hyri në një shtëpi të vjetër. Pas një farë kohe, ai doli që andej dhe u largua. Menjëherë unë hyra brenda dhe gjeta një grua të moshuar të verbër dhe dy fëmijë të vegjël. Unë e pyeta: “Kush je ti?” Ajo u përgjigj: “Babai i këtyre dy fëmijëve ka vdekur, kurse unë jam e verbër dhe e lodhur. Nuk kemi asnjë njeri që të kujdeset për ne.” Unë e pyeta sërish: “Po ai burri që sapo doli, kush është?”

Gruaja u përgjigj: “Nuk e dimë. Ai vjen çdo ditë, pastron shtëpinë, përgatit mëngjesin dhe mjel delet.” Umerit i rrodhën lot dhe tha: “Po i lodh Kalifët që do vijnë pas teje o Ebu Bekër.”

Pin It