“Duaj për vëllanë tënd, atë që do për vete…”

Të jesh human do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve. Zemra jote duhet të jetë e madhe dhe t’i nxërë të gjithë njerëzit, pa dallim. Nuk mund të ndihesh i lumtur, veçse duke i dashur njerëzit dhe duke ua uruar lumturinë ashtu siç e uron për veten tënde.

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë në një hadith: “Askush prej jush nuk e ka besimin e plotë, derisa të dojë për vëllanë e tij, atë që do për vete.”

Lidhur me interpretimin e këtij hadithi, shumë dijetarë mendojnë se fjala “vëlla” nuk është vetëm për vëllanë në fe. Ajo përfshin vëllazërinë e të gjithë qenieve njerëzore. T’u duash të mirën, do të thotë të shpresosh dhe të urosh udhëzimin e tyre, jetën e paqtë dhe në siguri, të jenë të lidhur me Zotin dhe ta adhurojnë atë, suksesin në jetë, lumturinë, familje të konsoliduar etj…

Pin It