1200 të rinj për të regjistruar popullsinë

img_1085

Në Shqipëri do të kryhet një regjistrim i ri i popullsisë. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me njësitë vendore do të punësojë 1200 të rinj, të cilën do të identifikojnë adresën e çdo banori. Ministri Sajmir Tahiri tha nga Vlora se procesi i Popullimit do të mundësojë shmangien e informalitetit dhe korrupsionit, duke ju referuar sidomos faturave të energjisë. Sipas tij, duke shfrytëzuar mangësinë se shpesh herë vendbanimi në dokumente shpesh nuk përkon me atë real nuk përkon, disa prej tyre pajisen me drita në kurriz të të tjerëve.

Ndaj ne na duhet të nisim shumë shpejt pas një periudhe intensive përgatitore, një fushatë trokitjesh derë më derë dhe është kjo arsyeja që brenda 10 ditëve ne do të përfundojmë procesin e rekrutimit të 1200 të rinjve të cilët në çdo cep të Shqipërisë do trokasin derë më derë dhe do bëjnë regjistrimin e çdo banese duke populluar nga njëra anë regjistrin civil dhe duke bashkuar regjistrin civil me atë të banesave, të adresave. Dhe në fund të këtij procesi ne do të kemi përtej çdo pritshmërie  më në fund një regjistër unik ku qytetarët të identifikohen me një banesë dhe ku regjistri të jetë I plotë i populluar pa mangësi dhe transparent, duke i mundësuar të gjitha institucioneve dhënien e shërbimeve përball qytetarit pa pasur nevojë për sorollatje, pa pasur nevojë për pritje të stërgjata, pa pasur nevojë për bredhje nga një zyrë në zyrën tjetër dhe kurrë  nuk të vjen shërbimi dhe mbi të gjitha pa pasur nevojë për korrupsion dhe për bakshish”.

Ministri tha se numri zyrtar I banorëve në vend nuk përputhet e me atë në realitet.

Tahiri tha se brenda 10 ditëve pritet të përfundojë procesi i rekrutimit të të  rinjve të cilët në çdo cep të Shqipërisë do trokasin derë më derë dhe do bëjnë regjistrimin e çdo banese.  Regjistrimi i popullsisë është parashikuar nga autoritetet te  mbyllet brenda vitit.

 

 

 

 

 

Pin It