Amnisti për fermerët, falen borxhet ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

Ministria e Bujqësisë do i propozojë Ministrisë së Financave faljen e borxhit të rreth 1 mijë fermerëve debitorë ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Lajmin e bëri publik vetë ministri Edmond Panariti, gjatë një takimi të zhvilluar me fermerë e shoqata kultivuese e prodhuese.

Këta fermerë nuk mundur të shlyejnë këstet e fondeve të përfituara nga skemat e financimit nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për arsye objektive.

Amnistia përfshin borxhet e fermerëve që prej vitit 2009. Ministri Panariti premtoi se, duke filluar nga java e ardhshme, do të kërkojë pezullimin e proceseve gjyqësore ndaj tyre për mosshlyerje të kësteve.

 

Pin It