Japoni: Kërkojmë falje për shqetësimin, interneti do të ndëpritet për 1 minutë

Korrektesa dhe respektimi i rregullave në Japoni tashmë është e ditur. Së fundmi një tjetër gjest i ka befasuar rrjetet sociale.

Këtë e dëshmon një letër-fotografi e cila po qarkullon në rrjetet sociale e cila thuhet se është shkruar nga një hotel në Tokyo të Japonisë.

Siç edhe mund të shihet, aty, përgjegjësit e hotelit u kanë shkruar një letër klientëve, duke u kërkuar falje paraprakisht për ndërprerje të internetit.

çfarë bën përshtypje është fakti se ky kërkim falje dhe kërkim mirëkuptimi nuk vjen për ndonjë ndërprerje të gjatë, përkundrazi për vetëm 1 minutë.

“Për shkak të ndërhyrjeve tek pajisjet e energjisë elektrike, ne do të kemi një ndërprerje të qasjes në internet për rreth 1 minutë,…”.

“Ne kërkojmë falje për këtë shqetësim, dhe e vlerësojmë lartë mirëkuptimin tuaj”, shkruhet ndër të tjera në letër.

 

Pin It