Rregulla kuranore që askush nuk duhet t’i harrojë.


•Mos perqeshni. Mos tallni
[49:11] O ju që besoni, asnjë grup njerëzish të mos i përqeshë grupin tjetër, se ata mund të jenë më të mirë se ta. As ndonjë grup grash të mos e përqeshë grupin tjetër të grave, se ato mund të jenë më të mira se to. As të mos e tallni njëri tjetrin, ose të talleni me emrat tuaj. I keq vërtetë është rikthimi në shpirtligësi pas arritjes së besimit. Kushdo që nuk pendohet pas kësaj, këta janë shkelësit.
•Mos e teproni ne shpenzim. [17:26] T’i jepni lëmoshën e caktuar të afërmve, nevojtarëve, të varfërve, dhe udhëtarit të huaj, mos jini të tepërt, dorëshpuar.
•Ushqeni te varferit e nevojtaret
[22:36] Ofertat shtazore janë mes riteve të shpallura nga Zoti për të mirën tuaj.Ta përmendni emrin e Zotit kur ato janë duke qëndruar në rend. Kur ofrohen për sakrificë, të hani prej tyre dhe ushqeni të varfrit dhe nevojtarët. Kjo është pse i zbutëm për ju, që të mund të tregoni mirënjohjen tuaj. •Shmangiuni dyshimit. Mos pergojoni,mos pergjoni
[49:12] O ju që besoni, t’i shmangeni çfarëdo dyshimi, se edhe fare pak dyshim është mëkat. Të mos përgjoni njëri tjetrin, as të mos përgojoni njëri tjetrin; kjo është aq e neveritshme sa ngrënia e mishit të vëllait tuaj të vdekur. Ju pa dyshim e urreni këtë. T’ia keni dronë Zotit. Zoti është Shpengues, i Mëshirshëm.
•Mbajini betimet
[5:89] Zoti nuk ju mbanë përgjegjës për të shprehurit e jashtëm të betimeve; Ai ju mbanë përgjegjës për qëllimet tuaja të vërteta. Nëse e shkelni një betim, ta lani fajin duke ushqyer dhjetë njerëz të varfër nga ushqimi i njëjtë që i ofroni familjes tuaj, ose duke i veshur, ose duke liruar një skllav. Nëse nuk keni mundësi, atëherë të agjëroni tre ditë. Kjo është larja e fajit për shkeljen e betimeve që jeni betuar t’i mbani. T’i përmbushni betimet tuaja. Zoti kështu u shpjegon juve shpalljet e tij, që të mund të jeni mirënjohës.
•Mos merrni rryshfet
[5:36] E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!”
•Nderoni traktatet tuaja. Jini te drejte
[9:4] Nëse adhuruesit e idhujve nënshkruajnë traktat paqeje me ju, dhe nuk e shkelin, e as nuk bashkohen me të tjerët kundër jush, ta përmbushni traktatin tuaj me ta deri në datën e skadimit. Zoti i do të drejtit.
•Frenoni mllefin
[3:134] që japin bamirësi në kohë të mira, si dhe në kohë të vështira. Ata janë që e frenojnë mllefin, dhe i falin njerëzit. Zoti i do bamirësit.
•Mos shpifni
[24:15] E trilluat me gjuhët tuaja, dhe të tjerët e përsëritët me gojët tuaja pa provë. Ju e morët si gjë të lehtë, kur, sipas Zotit, ishte e tepërt.
•Mendoni mire per te tjeret,mos i besoni shpifjet menjehere
[24:12] E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!”
•Jini te sjellshem me te ftuarit
[51:24] A e ke vërejtur historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?
[51:25] Ata e vizituan atë, duke thënë, “Paqe.” Ai tha, “Paqe juve, të huaj!”
[51:26] Ai kërkoi nga familja e tij për të përgatitur një viç të majm.
[51:27] Kur ua ofroi atyre, tha, “A nuk hani ju?”
•Mos u beni keq besimtareve
[33:58] Ata që keqtrajtojnë besimtarët dhe besimtaret, që nuk kishin bërë asgjë gabim, kanë bërë jo vetëm një shpifje, por gjithashtu një mëkat të tepërt.
•Trajtojini mire prinderit.Mos u trego i vrazhde me ta.
[17:23] Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
•Mos flisni per injorancira
[23:3] Dhe i shmangen fjalëve të kota.
•Fol me perulesi. Mos ofendo
[25:63] E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!”
•Pergjigju te keqes me te mire
[41:34] Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.
•Mbani premtimet
[23:8] dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë
•Mos shani idhujt e tjere(ata qe i marrin per Zota)
[6:108] Mos i shani idhujt që ata i ngritin përkrah Zotit, se mos blasfemojnë dhe e shajnë Zotin, nga padituria. Ne i kemi zbukuruar punët e secilit grup para syve të tyre. Përfundimisht, ata kthehen te Zotëruesi i tyre, pastaj Ai i informon për çdo gjë që kishin bërë.
•Mos prek parate e jetimeve. Mos i mashtroni njerzit ne tregti.
[6:152] Të mos i prekni paratë e jetimëve përveç në mënyrën më të drejtë, derisa të arrijnë pjekurinë.  Të jepni sasi të plotë dhe masë të plotë gjatë shitblerjes, me barazi. Nuk e ngarkojmë asnjë shpirt përtej mundësive të tij. Të jeni krejtësisht të drejtë kur dëshmoni, madje edhe kundër të afërmve tuaj. Ta përmbushni besëlidhjen tuaj me Zotin. Këto janë urdhrat e Tij për ju, që të jeni të vëmendshëm.

.Të jepni sasi të plotë dhe masë të plotë gjatë shitblerjes, me barazi. Nuk e ngarkojmë asnjë shpirt përtej mundësive të tij. Të jeni krejtësisht të drejtë kur dëshmoni, madje edhe kundër të afërmve tuaj. Ta përmbushni besëlidhjen tuaj me Zotin. Këto janë urdhrat e Tij për ju, që të jeni të vëmendshëm.

    • Mos merrni gjera qe s’ju takojne.

    [3:161] Kushdo që merr më shumë sesa hisja që i takon me të drejtë do të japë llogari për të në Ditën e Ringjalljes. Atëherë çdo shpirt paguhet për çfarëdo që ka fituar, pa as më të voglën padrejtësi.

    • Mos beni pyetje te panevojshme

    [5:101] O ju që besoni, mos pyesni për çështje të cilat, nëse ju shpallen para kohe, do t‘ju dëmtonin. Nëse pyesni për to në dritë të Kuranit, do t‘ju bëhen të dukshme. Zoti me qëllim i ka tejkaluar. Zoti është Falës, i Butë.

    • Mos lartesoni vetveten. Mos bej sikur je perfekt pa gjynahe.

    [53:32] Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t’ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.

    • Jep per hir te Zotit tend dhe mos u merzit kur nuk te falenderojne. Mos kerko shperblim.

    [76:9] Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.

    • Beni vend per te tjeret.

    [58:11] O ju që besoni, nëse ju thuhet, “Ju lutem bëni vend,” të bëni vend për njëri tjetrin për tu ulur. Zoti pastaj do të bëjë vend për ju. Nëse kërkohet nga ju që të ngriteni dhe të lëvizni, ngrituni dhe lëvizni. Zoti i ngritë ata mes jush që besojnë, dhe ata që fitojnë dituri në rangje më të larta. Zoti është Njohës i tërësishëm i çdo gjëje që bëni.

    • Nqs armiqte(nje person qe jeni zen) do paqe ano dhe ti nga paqja.

    [8:61] Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.

    • Rregulli i pershendetjes. Reciprok ose me mire. Asnjehere mos lini bosh.

    [4:86] Kur ju përshëndesin me përshëndetje, reagoni me një përshëndetje më të mirë ose së paku një të barabartë. Zoti i llogarit të gjitha gjërat.

    • Mos jepni lemoshe duke e perkujtuar ose duke ofenduar

    [2:263] Fjalët e mira dhe keqardhja janë më të mira se një bamirësi e shoqëruar me ofendim. Zoti është i Pasur, i Butë.

    [2:264] O ju që besoni, mos i jepni bamirësitë tuaja me qortim dhe ofendim, sikur njëri që i shpenzon paratë e tij për tu treguar, përderisa nuk beson në Zotin dhe në Ditën e Fundit. Shembulli i tij është si një shkëmb i mbuluar me një shtresë të hollë dheu; posa të bie një shi i madh, e lanë dheun, duke e lënë atë shkëmb të papërdorshëm. Ata nuk fitojnë asgjë nga përpjekjet e tyre. Zoti nuk udhëzon njerëz mosbesimtarë.

Pin It