OSBE: Hapja e dosjeve po vonohet, sa më shpejt aq më mirë

berd-borchardt

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, deklaroi se Shqipëria po vonohet në procesin e hapjes së dosjeve të Sigurimit.

Sipas tij çështja duhet kthyer në agjendën e parlamentit, sepse ligji ka më shumë se një vit e gjysmë që ka hyrë në fuqi, ndërsa Kuvendi nuk ka votua për ndërtimin e strukturës që do të shqyrtojë dosjet.

Borchardt tha se nuk duhet të lejojmë padrejtësitë e së kaluarës të bëhen barrë për të ardhmen, prandaj dosjet duhen trajtuar me kujdes.

“Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit, dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për kandidatët. E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin,” tha ai.

Reagimi i Borchardt erdhi gjatë veprimtarisë “Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë” të organizuar nga Konrad Adenauer Stiftung në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”.

Pin It