Kosova miraton rezolutën për mbrojtjen e UÇK-së

kuvendi-trepqa

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK­së. Rezoluta parashikon miratimin e Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim brenda gjashtë muajsh.

Synimi i kësaj rezolute është mbështetja dhe vlerësimi institucional i pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët luftuan për lirinë e Kosovës, në përputhje me Kushtetutën. Rezoluta iu bën thirrje të gjithë institucioneve të drejtësisë të trajtojnë me kujdes çështjet që kanë të bëjnë me UÇK-në, si në rastin e Drenicës, duke mbajtur parasysh rrethanat.

“Edhe në rastin e dënimit të grupit Drenica, i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve e pushtetit publik dhe sidomos gjykatave që t’i kushtojnë kujdes esencës të së drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe ta shqyrtojë mundësinë e arritjes së atij qëllimi me kufizim më të vogël”, thuhet në rezolutë.

Miratimi i kësaj resolute erdhi si propozimi Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa drafti u shoqërua me debat mes kësaj partied he Lëvizjes Vetëvendosje. Si përfundim rezoluta mori 61 vota pro, 11 abstenime dhe asnjë kundër.

Pin It