Komisioni i Ligjeve propozon Gentiana Sulën për postin e kryetares së Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Kuvendi pritet të votojë për kandidaturën e saj në seancën e ardhshme parlamentare.
Kandidatura e Sulës është propozuar nga ana e qeverisë, e cila kërkon që ajo të udhëheqë hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Gentiana Sula u votua të enjten e kaluar si anëtare e këtij Autoriteti.
Seanca e së mërkurës në Komisionin e ligjeve është zhvilluar vetëm me praninë e anëtarëve të mazhorancës, pasi përfaqësuesit e opozitës refuzuan të merrnin pjesë në mbledhje. Gjatë kësaj seance mazhoranca votoi për anëtarët e këtij autoriteti, ndërsa rrëzoi kandidatin e propozuar nga Partia Demokratike.
Miratimi i kryetarit të Autoritetit i hap rrugën zbatimit të ligjit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit gjatë diktaturës komuniste.