Nis gara për Avokatin e Popullit, 20 ditë afat për dorëzimin e kandidaturave

igli-totozani

Kuvendi i Shqipërisë hapi garën për postin e Avokatit të Popullit, pasi Igli Totozani plotësoi në dhjetor 2016 mandatin e tij 5-vjeçar.

Kandidatët që duan të garojnë për këtë pozicion kanë 20 ditë afat për të dorëzuar aplikimet. Mes dokumenteve të nevojshme është edhe formulari i bazuar në ligjin për dekriminalizimin. Ata duhet të vërtetojnë gjithashtu që nuk janë anëtarë të ndonjë partie apo organizate politike.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ketë më shumë kompetenca me zbatimin e reformës kushtetuese. Ai do të ketë të drejtën e plotësimit të listave me kandidatët për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerët Publikë, në rast se Presidenti i Republikës kalon afatin prej 45 ditësh për paraqitjen e listave.

Igli Totozani u zgjodh në zyrën e Avokatit të Popullit në dhjetor 2011.

Pin It