Reshjet e dëborës rrezik për aksidente, disa këshilla për shoferët e makinave

bora-stuhi

Ditët e ftohta të dimrit krahas shqetësimeve shëndetësore sjell probleme edhe në qarkullimin rrugor. Përkeqësimi i motit, ulja e temperaturave, reshjet e dendura të shiut dhe dëborës janë shenja për të patur kujdes gjatë udhëtimeve me makinë.

Më poshtë janë disa këshilla se çfarë duhet të keni me vete përpara se të niseni për udhëtim.

1.Përpara se të niseni për udhëtim, informohuni rreth motit dhe rrugës që do përshkoni.
2.Kontrolloni makinën për nivelin e vajit, ujit, gomat, gomën rezervë, zinxhirë gome, dritat, trekëndëshin e kuq dhe kutinë e emergjencës, jelekun fosforeshent për çdo të papritur gjatë rrugës.
3.Bateri dhe ngarkues që përdoret në makine për celularin tuaj.
4.Mbani airbegët në modulin “ON”.
5. Në kohë të ftohtë duhet të mbani me vete batanije, ujë dhe fruta.
6.Një kartë rimbushëse, si dhe një karikues celulari makine.
7. Regjistroni numrat e emergjencës në celularin tuaj.
8. Evitoni në maksimum udhëtimet natën.
9. Mos ecni me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Pin It