“Marta”, gruaja përballë vetes, shfaqja në Teatrin Kombëtar

marta

Teatri Kombëtar i jep jetë një vepre dikuar tërësisht femrës, “Marta”.  “Ne nuk lindim gra: ne bëhemi të tilla. Asnjë fat biologjik, psikik, ekonomik nuk e përcakton trajtën që merr në gjirin e shoqërisë femra njerëzore; është tërësia e qytetërimit ajo që përpunon këtë produkt të ndërmjetëm midis mashkullit dhe tredhakut që ne e cilësojmë femërore”.

“Marta”, një shfaqje e re teatrale e shkruar nga Erand Sojli me Yllka Mujon në rol kryesor do të shfaqet në Teatrin Kombëtar . Pjesa merr shkas nga sakrifica, përpjekja dhe  marrëdhëniet që gruaja shqiptare ka  ndërtuar me veten, shoqërinë, dashurinë, etj. Ajo kërkon sot të marrë pjesë në lëvizjen përmes së cilës njerëzimi tenton vazhdimisht ta përligjë dhe të kapërcejë veten; ajo nuk mund të pranojë të japë jetën veçse nëse jeta ka një kuptim; ajo nuk do të mundë të jetë nënë pa provuar të luajë një rol në jetën ekonomike, politike, shoqërore,  “Marta”  kushtuar femrës shqiptare .

Erand Sojli është gjithashtu regjisor i kësaj shfaqeje ku interpretojnë  edhe Kastriot Shehi dhe Eglantina Cenomeri, me skenograi të Markel Capos dhe kostumet nga Enada At’Nikolla. Muzika është realizuar nga Alban Male. “Marta” do tëshfaqet më 22, 23 nëntor 2016, ora 19:00, Teatri Kombëtar.

Pin It