Fëmijë, “Nga sytë e Kllounit”, ju pret në fundjavë te Cirku Kombëtar

Kllouni është simboli i Cirkut dhe personazh shumë i dashur për fëmijët, por edhe personazh tragjikomik.

Një shfaqje kushtuar pikërisht kësaj figure tradicionale, do të shfaqet në fundjavë për fëmijët e kryeqytetit në Arenën e Cirkut Kombëtar.

‘Kllouni’ është shumë artist, por edhe pak hero, ai nuk na bën vetëm  për të qeshur por mundohet të zgjidhë probleme madje të na ndihmojë.

Kjo shfaqje kalon artistët e cirkut në një dimension tjetër, ata japin mesazhin duke qenë aktor, balerinë dhe sigurisht artistë cirku.

Me ide dhe regji të Alketa Haxhiut, gjithashtu kjo shfaqje e cila sjell në vëmendje se dhuna në shoqëri nuk sjell asgjë të mirë. /ATA/

Pin It